Mbanin me hashash gjithë zonën, kapen ‘mat’ në gjumë 2 shqiptarë në Britani

6 Prill 2022, 20:34| Përditesimi: 6 Prill 2022, 20:36

  • Share

Dy shqiptar janë kapur “mat” në gjumë, pasi kultivonin kanabis në një “shtëpi bari” në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave britanike, vlera e kanabisit që iu gjet shqiptarëve shkon në qindra mijëra paund.

Ata u vunë në pranga mëngjesin e sotëm, teksa po flinin secili në shtëpinë e tij, në kuadër të një operacioni policor në në Rotherham.

“Shtëpia e barit” në të cilën kultivonin bimë narkotike dy shqiptarët ishte midis dy shtëpive ku po flinin ata. Sipas të dhënave ata u kapën në dy shtëpi të ndryshme.

“Operacione si ky tregojnë se është shumë më tepër se kaq dhe ka një ndikim të vërtetë në të gjithë komunitetin. Ka ndërprerje të energjisë në shtëpi dhe biznese që kemi parë në Eastëood. Në operacione të tjera ne kemi parë mure në shtëpi të hequra në mënyrë që të mund të trokasin nëpër të cilat në të vërtetë janë mure mbështetëse, gjë që e ka bërë pronën strukturisht të pasigurt,” tha oficeri i policisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?