Ilaçet kontrabandë të sekuestruara

Shisnin ilaçe kontrabandë në Tiranë, arrestohen administratori i farmacisë dhe punonjësja (Emrat)

19 Gusht 2022, 09:21| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 09:31

  • Share

Medikamentet mjekësore të kontrabanduara që mbanin në farmaci kanë vënë në pranga administratorin dhe farmacisten në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Medicaments", u arrestuan në flagrancë: Ermir Haxhiaj, 44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeçe, me profesion farmaciste. Ata akuzohen për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë",  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të Haxhiajt dhe me farmaciste Geriana Bendaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veterineret: 19/11/2022 16:31

    Frida do leke e pushtet! I blen të tera pervec disa e qe sja kane nevojen????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?