Mbanin doreza e shkopinj metalikë, 2 në pranga e një në hetim në Tiranë

11 Janar, 13:04| Përditesimi: 11 Janar, 13:05

  • Share

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi mbanin armë të ftohta.

Gjatë kontrolleve që kanë ushtruar forcat Shqiponja, kanë gjetur 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.   

U arrestua:

- K. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën "Arben Boriçi", shërbimet e Policisë i gjetën 2 doreza metalike (përforcues grushti);  

- A. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 2 shkopinj metalikë si ato të Policisë.   

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?