Mbanin 276 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore jashtë kushteve të sigurisë, në pranga 2 punonjës të një miniere në Tropojë

24 Shkurt 2023, 09:18| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 09:42

  • Share

TROPOJË – Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë. Ata janë identifikuar si Xhuljan Krypi, 32 vjeç, administrator i subjektit dhe Dhimitër Palla, 56 vjeç, drejtues teknik i subjektit.

Ata akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".

Gjatë kontrollit në ambientet e  subjektit minerar në vendin e quajtur “Kepenek”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre. 

Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?