ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe gruaja e tij Maria Serenella Cappello morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.
Draghi dhe gruaja e tij, të cilët janë nga 73 vjeç morën dozën e tyre të parë, në një qendër vaksinimi në Romë.
Kryeministri italian me herët ka premtuar se sapo t’i vijë radha do të vaksinohet me AstraZeneca.
Italia ishte një ndër shtetet që pak kohë më parë, pezulluan përdorimin e AstraZeneca, por pas rimiratimit dhe aprovimit nga Agjencia Evropiane e Barnave, vaksinimi nisi sërish në vend.