Policia Bashkiake në autobusat e transportit publik

Mbajtja e maskave në transportin publik, policia bashkiake shton kontrollet: Zbatoni protokollet e miratuara

15 Shkurt 2021, 18:39| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 18:46

  • Share

Pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirus, shumë prej qytetarëve vijojnë të neglizhojnë masat antiCOVID. Policia njofton çdo ditë shumë gjoba të vendosura për mosmbajtjen e maskave në ambjentet e jashtme nga ana e qytetarëve apo edhe në autobusët e transportit publik.

Policia bashkiake e Tiranës njofton se ka intensifikuar kontrollet në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetëse të kryeqytetit.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat në autobusë në mënyrë që të ulin rrezikshmërinë e infektimit në këto linja.

Postimi i Policisë Bashkiake Tiranë:

Për shkak edhe të shtimit të rasteve me Covid 19 në javët e fundit, shërbimet e Policisë Bashkiake, kane intensifikuar kontrollet e linjave qytetëse e rrethqytetëse të autobuzëve , që operojnë në territorin e Bashkia Tiranë, në zbatim të akteve ligjore në fuqi, me qëllim monitorimin e respektimit të masave anti Covid19, nga qytetarët që i frekuentojnë, si dhe stafi ndihmës i këtyre linjave, për të krijuar një lëvizje të sigurtë. Krahas falenderimit për të gjithë qytetarët, të cilët vullnetarisht, mbajne maskën mbrojtëse, jo vetëm në autobuze, por edhe kudo jashtë shtëpisë, si masë parandaluese për përhapjen e Covid19, u bëjmë thirrje asaj pjesës tjetër të qytetarëve, të cilët neglizhojnë, apo nuk binden për të zbatuar protokollet e miratuara, duke u bërë burim i shtuar rreziku për të tjerët.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?