Foto ilustruese

Mbajti të fshehur të birin për tre dekada, arrestohet gruaja suedeze

1 Dhjetor 2020, 17:40| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 17:42

  • Share

Një grua e moshuar në Suedi është arrestuar sot, pasi dyshohej se për gati tre dekada e kishte mbajtur të fshehur të birin në banesën e tyre në periferi të Stokholmit. Ajo mohoi akuzat për mbajtjen të burgosur të të birit dhe dëmtimin e tij, pasi ai u gjet i plagosur dhe në gjendje të rëndë fizike. Duket se ai u zbulua nga një i afërm të Dielën pasi nëna e tij u sëmur dhe u dërgua në spital. Ai tani është duke iu nënshtruar një operacioni për dëmtimet e tij. Policia ka rrethuar banesën në Haninge,  për të kryer hetimin e tyre dhe po kërkon dëshmitarë ndërsa përpiqen të kuptojnë atë që ka ndodhur.

 Por si u arrit të gjendej djali?

E afërmja shkoi në banesë të Dielën në mbrëmje me partnerin e saj pasi dëgjoi se gruaja ishte në spital. Kishin kaluar rreth 20 vjet që kur ajo vizitoi për herë të fundit, pas shqetësimeve që ajo kishte ngritur për gjendjen e të riut kur ai ishte në moshën 12 vjeçare dhe u hoq nga shkolla.

Ajo gjeti  derën e hapur, prandaj dhe u fut brenda. Në momentin kur ajo tha përshëndetje dëgjoi disa zëra nga Kuzhina, aty ajo gjeti burrin të ulur në një cep të errët dhe me plagët që i mbuluan këmbët deri në gjunjë.

Ai kishte humbur pothuajse të gjithë dhëmbët dhe zëri i tij ishte i paqartë. Kur burri u dërgua në spital, mjekët lajmëruan policinë dhe nëna u ndalua.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve se djali mund të ketë qenë i burgosur prej kohësh por nuk janë të sigurte për këtë gjë.

Asgjë zyrtare nuk është raportuar ende, por i afërmi që gjeti djalin i tha TV publik suedez se nëna ishte ndjerë keq për humbjen e një fëmije tjetër në moshë të re. Kur ajo lindi përsëri, djalit të saj të ri iu dha i njëjti emër. Ajo donte që djali i saj i vdekur të kthehej, u citua të thoshte një i afërm i saj, dhe e mbronte më shumë seç duhej të birin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?