Foto ilustruese

Mbajti peng për dy orë nënën dhe motrën dhe i kërcënonte me thikë se do i vriste, arrestohet 37-vjeçari në Kuçovë! Ishte me probleme të shëndetit mendor

17 Gusht 2023, 20:10| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 20:12

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënën dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Policia ka arritur që ta arrestojë 37-vjeçarin Gjergji Salla, pas denoncimit që ka marrë nga banorët e zonës.

Prej dy javësh ai refuzonte të konsumonte ilaç dhe ishte bërë agresiv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?