70-vjeçari krah statujës së gruas së tij

‘Mbajti në jetë’ gruan e tij që vdiq katër vite më parë, 70-vjeçari krijon statujën e saj për të lehtësuar dhimbjen

11 Korrik 2023, 13:15| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 13:40

  • Share

Përballja me vdekjen është një nga sfidat më të mëdha, aq më e madhe kur nga përballja humbim personat e dashur të zemrës. Për një burrë nga India, largimi nga jeta i gruas së tij nuk ka qenë aspak e lehtë, por një statujë që duket si ajo duket se ka mbushur paksa me ngushëllim zemrën e tij.

Hidhërimi është përgjigja normale ndaj humbjes së një njeriu të dashur. Shumica e njerëzve e përballojnë këtë dhimbje me mbështetjen e familjes dhe miqve, ndërsa disa të tjerë gjejnë ngushëllim te kujtimet, fotot dhe videot e personit që kanë humbur.

Mirëpo kujtimet e shumta dhe fotot nuk i kanë mjaftuar dhimbjes së Vijay Kumara, 70-vjeçar, nga Chandigar, i cili humbi bashkëshorten Veena katër vjet më parë pasi vuante nga kanceri në gjak.

Nga malli për të ai zëvendësoi gruan e tij të ndjerë duke bërë një statujë të saj prej mermeri me të cilën flet çdo ditë.

Statuja prej mermeri duket se e ka ngushëlluar sadopak 70-vjeçarin, i cili zgjodhi këtë mënyrë për të mbajtur akoma në jetë kujtimin e gruas së tij të dashur.

U deshën gjashtë javë për ta transformuar për ta bërë të mundur statujën e saj  dhe tani shërben si një kujtim për të dy.

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?