Mbajti luanët në shtëpi, Fiqirete Alla rrëfen ngjarjen e viteve '93: Arrita të shpëtoja vetëm njërin...

15 Maj 2020, 10:29| Përditesimi: 15 Maj 2020, 10:40

  • Share

Emisioni “Rreze Dielli” ishte në një vizitë në Kopshtin Zoologjik, ku u njohëm me Fiqerete Allën, gruan e parë në kopshtin zoologjik që ka punuar me luanët.  Ajo tregon të gjithë rrugëtimin e saj të gati 30 viteve në kopështin zoologjik në rritjen e luanëvë dhe afeksionin që krijoi nga kujdesi i përditshëm për këto kafshë.

‘’Në vitin 1993 i kam pritur vetë, dhe filluan ciklin për t’u shtuar dhe ne e kuptuam që ishte shtatzanë luanesha dhe e ruajtëm kur lindi dhe e larguam mashkullin se i vriste, i mora dhe fillova ti ushqej me qumësht… Kanë qenë tre luanë të vegjël por arrita të rris vetëm njërin pasi dy të tjerët nuk jetuan, njërin e rrita i cova deri në dy muajsh dhe më pas dy të tjerët ikën , pasi isha me leje, dhe vetëm njërin arrita të shpëtoja. I mora në shtëpi, i mbajta dy muaj pastaj i solla tek puna, sepse vija dhe natën që i ushqeja, vija në 10 të darkës që i ushqeja më pas kthehesha në shtëpi, më pas vija në mëngjes, që i ushqeja përsëri. Në fakt është profesion i vështirë sepse që tre muajsh filloi të hante mishin dhe ishte pak agresiv, kur u rrit pak fillova ta nxirrja përjashta, por me mua rrinte pasi ishte mësuar, i rrita deri në moshën 3 vjecare më pas u sëmurë dhe nuk jetoi’ rrëfen ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?