Mbajti 30 minuta fjalim, Media: Boris Johnson është paguar mbi 300 mijë euro në SHBA

18 Nëntor 2022, 10:29| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

Sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është paguar me 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas regjistrit, Johnson mori 314,830 paund për një fjalim që zgjati 30 minuta dhe mori pjesë në një diskutim që zgjati 45-minuta. Johnson raportoi se ai  ka punuar gjithsej 8.5 orë, që do të thotë  37,000 paund për një orë, raporton zeit.de.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga  Downing  Street  dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar  Liz  Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor.

Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert  Murdoch për  shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në  Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?