Mbahet kongresi i dytë studentor në Shqipëri, mes shumë ‘hallesh’, univesitetet po braktisen! Fuga: Duhet politikë e re, studentët akses në vendimmarrje

17 Nëntor 2023, 20:33| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:47

  • Share

Universitetet shqiptare humbasin mesatarisht rreth 3 mijë studentë në vit. Kongresi studentor për të dytin vit radhazi analizoi fenomenin e braktisjes së auditorëve.

Për akademikun Artan Fuga në universitet shqiptare janë mbledhur kaq shumë probleme sa bota universitare ka nevojë për një politikë të re, kompetenca të drejta dhe akses në vendimarrje.

“Me një politikë të re unë kuptoj kompetenca të drejta , detyra, akases në vendimarrje, sistem vlerash që duhet shpërndar më mirë mes aktorëve që përbëjnë universitetet , do të thotë drejtuesit , administrata , pedagogët, studentët.”

Jasmina Sengla, studente e fakultetetit të shkencave  socialr ngriti shqetësimin për shërbimet që merr nga karta studentore. Thotë se do ishte më e udhës të kishin më shumë mbështetetje sigurimin e literaturës.

 “Ne na vijnë oferta nga dyqane shumë të shtrenjta që janë për veshje apo për syze ndërkohë që faktikisht nevojat e një studenti shqiptar nuk janë ende në ato lloj normash. Ne kemi nevojë për mensa, për akses në literaturë.”

6600 firma të studentëve dhe pedagogëve të mbledhura një vit më parë nuk mjaftuan për ndërtimin mensave publike pranë rezidencave studentore në kryeqytet. Kongresi studentor synon të vazhdoj të luftojë për krijimin e katër mensave t krijimin e katër mensave të tilla ku studenti të konsumoj vaktet ushqimore me çmime të pranueshme.

150 studentë nga Shqipëria, por dhe nga trevat ishin pjesë e këtij kongresi ku ndanë mes tyre eksperiencat.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 18/11/2023 11:49

    FUGA FILOZOF I MADH...ME MIRE PAK E SAK SE SA SHUME E PERLUME. U BENE TE GJITHE BYLMEZAT ME SHKOLLE TE LARTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?