Nis Eurovizion, Suedia pretendentja fituese nga 10 finalistët e parë! Shqiptarja Rita Ora, ‘superheroina’ e mbrëmjes! Familja Kelmendi garon në 11 maj, synon fitore

10 Maj 2023, 07:57| Përditesimi: 10 Maj 2023, 16:06

  • Share

Mes dritave të reflektorëve, energjisë e mesazheve në mbështetje të Ukrainës, gjysmëfinalja e parë e Eurovizion 2023, u përcoll mbrëmjen e së martës me të gjitha ngjyrat nga Arena e Liverpulit.

Anglia mbështeti në këtë edicion të 67-të fituesit Kalush Orchestra, që për shkak të luftës nuk mund ta mbanin festivalin në vendin e tyre.

Prezantimi i spektaklit iu besua forcës së grave artiste me ukrainasen Julia Sanina, këngëtaren Alesha Dixon dhe  fituesen e çmimit Emmy Hannah Ëaddingham.

Gara u hap me norvegjezen Alessandra Mele, që me “Queen of Kinges” i kujtoi publikut dashurinë rreth vetvetes.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora me performancat e saj, ku kulmin e arrin me “Praise you” u konsiderua si superheroina e mbrëmjes...

Krahas këngëve ritmike e performancave të forta,  deri edhe akrobatike si ajo e artistes Noa Kirel nga Izraeli, nuk munguan as mesazhet sensibilizuese. 6 artistet nga Çekia veshin skenën në rozë si shenjë homazhi për feminilitetin. Kroacia zgjodhi t’i kundërvihet me këngë e provokim Luftës, me grupin “Let3” dhe po me këtë temë Remo Forrer nga Zvicra dhuroi emocione të forta me baladën “Nuk dua të jem një ushtar”.  “I Wild Youth” nga Irlanda përçuan mesazhin e unitetit... Ndërsa maltezët “The Busker” me poezi e këngë folën për anthin social.

Me Loreen, ish fituese e Eurovizion në 2012-ën, Suedia është një nga vendet më të lakuara për të kryesuar me “Tatto”. Me performancën e saj plot patos publiku e priti me ovacione..

Nga 15 vende në garë, për në finalen e 13 majit kaluan vetëm 10.

Shqipëria garon nesër me familjen Kelmendi, ku Albina me këngën “Duje” pretendon jo thjesht finalen, por edhe fitoren.

Më poshtë gjeni renditjen e këngëve që kaluan në finale.

Kroacia

Moldavia

Zvicra

Izraeli

Finlanda

Çekia

Portugalia

Suedia

Serbia

Norvegjia

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?