‘Fun Run Tirana’, fiton nxënësi i ‘Arben Brocit’! Të dielën 4 mijë vrapues nga 50 shtete për Maratona 2023! 'Bbllokohet’ qarkullimi në disa akse

21 Tetor 2023, 14:54| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:53

  • Share

 ‘Fan Run’  është maratona e nxënësve të Tiranë, ku këtë shtunë morën pjesë 2 mijë vetë 

I pari  që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve ishte  Florant Senameri me 2 minuta e 12 sekonda, nxënës i shkollës “Arben Broci”

“Nëse ne i kushtojmë dhe më shumë kohë sportit të jeni të bindur që edhe vetë të jemi më të shëndetshëm , edhe qyteti më i shëndetshëm.”

Saido Deda , nga Gjimnazi ‘Ismail Qemali’ nuk fitoi dot asnjë çmim. Për të është hera e parë e pjesëmarrjes në një garë vrapi. Sapo të mbush 18 vjeç ai thotë se me siguri do të jetë pjesë e Maratonës.

“ Ishte e bukur! Hera e parë që marr pjesë. Pak e lodhshme! Unë kësaj rradhe doja të merrja pjesë në Maratonën e Tiranës, por kur pashë kriteret , duhet të isha mbi 18 vjeç, ndaj mora pjesë tek ‘Fan Run’- tha Saido Deda 

Maratona “Fun Run’  i paraprin eventi të madh sporitv Maratona 2023 me mbi 4 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme të botës në edicionin e shtatë të  saj. Edhe këtë edicion janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin. Iteneraret janë 42 km, 21 km, 10 km, dhe kategorria ‘ëe too’ ku garues do jenë personat me aftësi të veçanta.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tone. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Kështu kufizimi I qarkullimit të automjeteve ditën e diele nga ora 08.00-15.00 do të bëhet sipas kësaj harte ku pjesa më e madhe e akseve do të jenë të bllokuara , për t’ua lënë pistën gati vrapuesve.

Rrugët që do të bllokohen ‘MARATONA 2023’

  • Sheshi “Nënë Tereza”
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Rruga “Gjergj Filipi”
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”
  • Rruga “Ismail Qemali”
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit’’
  • Rruga “George W. Bush”
  • Rruga “Abdi Toptani”
  • Bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”
  • Rruga “Ded Gjo Luli”
  • Rruga “e Durrësit”
  • Rruga “e Kavajës”
  • Rruga “Myslym Shyri”
  • Bulevardi “Bajram Curri”
  • Rruga . “Ibrahim Rugova”
  • Rruga “Lek Dukagjini”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?