Mbahet Festivali i Verës në Berat, 33 kantina në panair! Për herë të parë prezantohet vera e arbëreshëve

14 Tetor 2023, 18:19| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 18:24

  • Share

Berati është kthyer në kryeqendrën e festimeve këtë fundjavë. Ka nisur të premten dhe vazhdon deri të dielen në mbrëmje, Festivali i Verës me pjesëmarrjen e 33 kantinave nga Shqipëria, Kosova dhe Kalabria e Italisë.

Turistët e huaj e cilësojnë përvojë të paharrueshme.

“Jeni një popull mikpritës dhe keni verë shumë të mirë. Jam i lumtur që pushimet e mia përkuan me këtë festë në Berat”.

E veçanta e panairit është pjesëmarrja e arbëreshëve.

“Vera tashmë është bërë pjesë e identitetit tonë turistik, patjetër që trashëgimia jonë kulturore është absolutisht ADN e Beratit por kuptohet kur ne këtë e pasurojmë me gjithë elementët e tjerë siç është vera, kulinaria, natyra e jashtëzakonshme që kemi në këtë qytet ne realisht jemi shumë krenar që thithim qindra mijëra turistë dhe nuk është rastësi që Berati këtë vit deri tani i ka kaluar 750 mijë turistë”, tha kryebashkiaku Ervin Demo.

“Kam ardhur pas 20 vitesh në Berat dhe mund të them se është një mrekulli. Ndërsa sa për verën, ne në Gjakovë themi me humor, ne mburremi që e pimë më së miri verën por më ata që e bëjnë më së miri në Kosovë janë  Rahoveci”, u shpreh Adrian Gjini, kryetar i Bashkisë Gjakovë

“Vera e shqiptarëve është krenaria jonë kombëtare dhe efekti i kësaj vere është gjë më e bukur”, tha Smajl Latifi, kryetar i komunës Rahovec

Për pjesëmarrësit në panair, kjo është një mundësi e mirë jo vetëm për shitje por dhe shkëmbim eksperiencash.

“Ne vijmë në këtë panair nga Korça. Ne bëjmë verë në mënyrë tradicionale unë jam brezi tre fillimisht nga gjyshi babi dhe unë së fundmi .Jemi të gëzuar që jemi në këtë panair ne kemi arritur të gjejmë treg dhe shpresojmë ta risim më tej gamën e prodhimeve tona.

“Ne jemi vend parë në Kosovë e kemi filluar me pakicë tashmë jemi me prodhim mbi 3 mijë litra ne kemi dhe treg në Tiranë është hera parë që vijmë Berat dhe po ja kalojmë shumë mire” .

“Verat e Shqipërisë janë të mira e kanë përmirësuar kualitetin ne kemi një bashkëpunim të mirë por duhet të rrisim sa më shumë bashkëpunimin mes njëri tjetrit dhe pse jo të krijojmë një panel të përbashkët për degustimin e verërave” .

Paraditen e së shtunës festivalit të verës, iu bashkia Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

 “Është kënaqësi për mua të shoh gjithë këto modele biznesi të suksesshme të cilët mundësojnë shumë, jo vetëm për promovimin e tyre, por edhe për një lloj promovimi të turizmit, të turizmit të qëndrueshëm. Ata ndihmojnë komunitetin e zonës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, por ruajnë dhe traditën, vlerat dhe trashëgiminë që ne kemi pasur në këtë prodhim.”

Panairi shoqërohet me koncerte dhe aktivitete kulturore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?