May e nis punën më një puthje: Paç
fat në ditën tënde të parë e dashu

14 Korrik 2016, 14:46| Përditesimi:

  • Share
Theresa May la shtëpinë e saj në Londër për të udhëtuar drejt Downing Street në ditën e saj të parë si kryeministre e Britanisë. Nuk kanë munguar urimet e liderëve nga e gjithë bota, por urimi më i veçantë i ka ardhur nga bashkëshorti i saj që e ka përcjellë për në punë me një puthje dhe duke i dëshiruar shumë fat. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande ishin disa nga politikanët që kanë telefonuar May për ta uruar për detyrën e re. Kancelarja Merkel e ka ftuar May të vizitojë Gjermaninë dhe është shprehur që shpresën që ta takojë atë në takimin e G-20 në Shtator. Gjithashtu edhe presidenti francez e ka ftuar të vizitojë Parsin dhe ka theksuar edhe njëherë dëshirën për ruajtjen e marrëdhënieve midis dy shteteve.


may

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?