Max Verstappen

Max Verstappen bën ligjin në Formula 1, Red Bull merr fitoren e 100-të! Ferrari jashtë podiumit

18 Qershor 2023, 22:15| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 22:17

  • Share

Formula 1 zhvilloi këtë të diel çmimim e Madh të Kanadasë. Në cirkuitin e Montrealit vendin e parë e siguroi Max Verstappen, piloti i Red Bull që është kampion në fuqi. Belgo-holandezi i siguron kështu fitoren numër 100 skuderisë të Red Bull.

Në podium pas Verstappen u renditën Fernando Alonso me Aston Martin dhe Lewis Hamilton me Mercedes. Pilotët e Ferrarit, Leclerc dhe Sainz nuk ia dolën të siguronin podiumin dhe zunë vendet 4 dhe 5.

Gara e Kanadasë u dominua nga Verstappen, që dominoi që nga kthesa e parë e deri në fundin e xhiros së 70-të. Piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez u fut në zonën e pikëve dhe përkatësisht në vendin e shtatë.

Pas fitores së sotme, Verstappen bën ligjin në F1 dhe kryeson me 170 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 117 pikë. Në vendin e tretë Alonso me 99 pikë dhe Hamilton me 87 pikë.

Renditja e Çmimit të Madh të Kanadasë

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?