Armando Broja dhe Pochettino

Mauricio Pochettino tregon problemin e Brojës: Armando s'mund të aktivizohet normalisht

10 Janar, 14:12| Përditesimi: 10 Janar, 14:13

  • Share


Chelsea humbi 1-0 me Middlesbrought për gjysmëfinalen e parë në Carabao Cup dhe Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, duke marrë 27 minuta në fundin e sfidës.

Pas përballjes, trajneri Mauricio Pochettino tha se sulmuesi i Kombëtares duhet të menaxhohet mirë pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është ende gati për tre ndeshje në shtatë ditë.

"Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal. Ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, tha pas ndeshjes ndër të tjera Pochettino.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Armando Broja futet nga stoli, Chelsea humbet 1-0 në Kupë nga skuadra e Championship


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?