Luçiano Boçi

'Maturantët po largohen nga Shqipëria', PD: Rama e Shahini nuk po mbajnë asnjë përgjegjësi

12 Shtator 2020, 16:37| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 16:41

  • Share

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se maturantët po zgjedhin që të largohen nga vendi për të studiuar ose punuar jashtë shtetit.

Sipas tij, as Covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se sistemi i përzgjedhjes së degëve nga maturantët nuk është aspak transparent dhe sipas tij Rama e Shahini nuk po mbajnë asnjë përgjegjësi.

"Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai i zgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në një heshtje tinëzare.

Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë që rutina nga prapa kuintave vlon.

Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijë maturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuar jashtë.

Shifra është tronditëse.

Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehë kënaqësinë e largimit të tyre.

As Covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.

Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh me aplikimet.

Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe të rinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje.

Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.

Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë.

Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsa ministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë.

Asnjë transparencë për ta!

Asnjë sqarim për çka ndodh!

Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini!

Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar në dëshpërim, shumë prej tyre.

Ja një pjesë e ankimimeve të tyre që askush nuk i jep përgjigje", shkruan Boçi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?