Maturantët nën ‘ethet’ e provimeve, monitorim me kamera! Këshilluesja e karrierës mbështetje për nxënësit

25 Maj 2023, 17:34| Përditesimi: 25 Maj 2023, 17:40

  • Share

Kanë mbetur vetëm 5 ditë kur të gjithë maturantët do të ballafaqojnë njohurite e tyre në provimet e maturës shtetërore. Shumë prej tyre janë në ankth dhe nën ethet e provimeve.

“Çdo gjë ndihet shumë afër dhe shumë e prekshme. Normalisht kanë filluar dhe ato ministreset e provimeve ”

Ndonëse kanë shtuar orët e studimit, sërish kanë pasiguritë e tyre në njhë kohë që ditët e provimeve janë kaq afër.

Egi, maturante që gjithashtu po punon intensisvisht të përsërisë njohuritë e marra në tre vite, thotë se  emocionet mund të ndikojnë negativisht në provime,

“Emocionet mund të ndikojnë pak në provim. Megjithatë besoj se me anë të praktikës edhe në vijim unë do jem e gatshme të bëj një punë të paqshme në provim.”

Si një person i apasionuar pas shkencave e që lëndë me zgjedhje ka kiminë Olsi frikën më të madhe e ka për provimin e  letërsisë.

“Te Letërsia normalisht kam pak frikë. Dhe në Letërsi me sukses do dal, por që prapë frika është aty.”

Sallat e mëdha e të pajisura me kamera për Egin nuk përbëjnë problem, përkundrazi për të në këtë formë do të eleminohen kopjacët e do të ketë më shumë trensparencë.

“Mundëson një skenar ku provimet bëhen në mënyrë më të drejtë, më transparente , ul shancin që maturantët të kopjojnë në rpovime.”

Maturantët thonë se kanë gjetur mbështetje të madhe tek këshilluesja e karrierës e për ta kjo është çlirim i një përgjegjësie të madhe për orientimin profesional në përputhje me kërkesat e tregut.

“Mund të ndodhi që në kohën që ata njohin më mirë veten , pasi sigurisht nga viti i parë deri në të tretë gjërat ndryshojnë. Identifikojnë pikat e dobëta , ku i kanë avantazhet për të patur më shumë sukses, në cilin profesion. Sigurisht që një pjesë i qëndrojnë idesë së parë, por nuk është e garantuar që ajo qasja e fillimit të jetë e njëjta me atë që marrin në fund.”-tha Nada Saliu, këshilluese karriere.

Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen nga data 1 deri në datën 19  qershor.

Tabelë

DATAT E PROVIMEVE TË MATURËS

GJUHA E HUAJ        - 1 QERSHOR

GJUHA SHQIPE        -7 QERSHOR

MATEMATIKA            -13 QERSHOR

LËNDA ME ZGJEDHJE    -19 QERSHOR

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?