Matura/ Sot provimi i parë, mbi 30 mijë maturantë testojnë njohuritë në gjuhën e huaj! Publikohet në rrjet teza B e Anglishtes

1 Qershor 2023, 07:36| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 15:48

  • Share

Matura Shtetërore 2023 zhvilloi sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi, i cili nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta.

Provimi është zhvilluar në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi u monitorua me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Mirëpo, vetëm 30 minua pas nisjes së provimit, në rrjet u publikua varianti B i tezës së anglishtes. 

Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar. Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Ora 10:36
Matura/ Publikohet teza e anglishtes, 30 minuta pas nisjes së provimit

Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot testit të gjuhës së huaj. Teksa provimi ka nisur në orën në 10:00, vetëm 30 minuta më pas në rrjete sociale është publikuar varianti B i tezës së anglishtes. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/06/2023 01:17

    Ide shume e mire zhvillimi i provimit ne palestra,por monitorimi me kamera nuk mjafton,duhet ndaluar marrja me vete e celulareve,ose duhen dorezuar perpara hyrjes ne sallen e provimit dhe nje kontroll i shpejte trupor nuk do te ishte keq.Me kujtohen ne kohen tone,djemte kur donin t'i kishin duart e lira,i fusnin librat e fletoret brenda rripit te pantallonave dhe siper leshoni shpenguar bluzat dhe dukeshin sikur s'kishin asgje me vete.Kur //zhdukeshin// librat e fletoret atehere ne trup,imagjino sot nje cope celular!

    Përgjigju
  • Lili: 01/06/2023 20:02

    Perfundimisht mbaroi arsimi shqiptar.Ne si mesues punojme sterlodhemi dhe ne fund sfidohemi nga ministria.Te fituar dalin nxenesit e dobet.Ata paguajne per te marre dipllome ata shkojne mbrapa partive ata zene vendet e punes.Nxenesit e mire ngelen pa pune.Cfare zhgenjimi.Turp,turp znj ministre pavaresisht se e dime qe nuk skuqesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?