Foto ilustruese

Matura Shtetërore 2024, nis shpërndarja e testeve model në gjimnaze

16 Janar, 13:10| Përditesimi: 16 Janar, 13:12

  • Share

Nga sot 16 janar, publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Kjo është një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara se vitet e shkuara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare.

Gjatë një takim me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.

Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Arsimit, u vu theksi nevoja për pyetje të qarta dhe të drejtpërdrejta që shmangin çdo lloj paqartësie te nxënësit, duke i ndihmuar ato të aplikojnë njohuritë e tyre në mënyrën më efikase.

Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët, duke i ndihmuar ata të përballojnë me sukses sfidat e provimeve të Maturës Shtetërore.

Kliko KËTU për testet model

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?