Foto ilustruese

Matura Shtetërore 2023, publikohen notat e provimeve me zgjedhje! Vetëm 153 maturantë marrin notën 10, 746 prej tyre u vlerësuan me 4

26 Qershor 2023, 18:49| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 21:41

  • Share

Sapo janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë. 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme per secilen lende me zgjedhje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?