Foto ilustruese

Për herë të parë/ Nesër maturantët mund të kërkojnë kopjen e testit përmes e-Albania

27 Qershor 2023, 19:22| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 19:50

  • Share

Të gjithë maturantët që kanë pakënaqësi apo do duan të posedojnë një kopje të tezës së tyre të maturës shtetërore mund ta bëjnë fare lehtë me një aplikim të e-Albania. Lajmin e kishte paralajmëruar edhe më herët ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila e prezantoi si risinë e këtij viti akademik. Por të gjithë maturantët do duhet të nxitojnë pasi aplikimet duhet të bëhen brenda ditës së nesërme, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Tashmë që rezultatet e 4 provimeve të Maturës Shtetërore janë shpallur, të gjithë maturantët që janë të interesuar për të parë kopjen e testit të tyre mund ta marrin këtë shërbim në platformën e-Albania.

Kryeni aplikimin online brenda ditës së nesërme,28 qershor 2023, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=11164.

Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore, nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 korrik 2023.”- shkruan Kushi.

Kryeni aplikimin online brenda ditës së nesërme,28 qershor 2023, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=11164.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapllan Rasimi: 27/06/2023 21:46

    Gjë shumë e mirë. Bravo znj. Kushi Mijistrja më e suksesshme e Arsimit në tranzicion!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?