Matura 2023/ Dalin rezultatet e testit të Gjuhës së Huaj, 24% e maturantëve kanë marrë notën 10! Mbetën vetëm 4%

10 Qershor 2023, 16:26| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 19:00

  • Share

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Tashmë, maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.

Ministrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan Kushi.

Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës. 182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.

Kliko KËTU për të parë rezultatet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?