Materniteti, vizita falas
për gratë rome

11 Janar 2014, 05:20| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Rradhët e gjata në Qendrën e Shëndetit të Gruas pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” nuk do të vazhdojnë për shumë kohë. Drejtori i maternitetit Blenard Nonaj, shpjegon për Shqiptarja.com masat që do të merren për parandalimin e ketyre radhëve të cilat vijnë për shkak të numrit të lartë të vizitave që kryhen çdo ditë aty. Në një ditë normale në Qendrën e Shëndetit të Gruas kryhen çdo ditë 100-150 ekografi. Për shmangien e këtyre radhëve është vënë një numër telefoni në mënyrë që të arrihet planifikimi i pacientëve dhe pacienti të vijë në orarin e përcaktuar dhe të mos ketë nevojë më të presë me orë të tëra.

Gjithashtu së shpejti, jo më larg se muajin e ardhshëm do të bëhet e mundur futja e numeratorit, ku krahas kuponit çdo pacient do të marrë edhe një numër të caktuar që përkon me rrallën e tij. Megjithë pacientët e shumtë që i drejtohen çdo ditë këtij institucioni, Drejtori i “Mbretëresha Geraldinë”, Nonaj thotë se situata shumë shpejt do të përmirësohet dhe gratë shtatëzëna nuk do kenë më nevoj të qëndrojnë në radhë për orë të tëra. Një muaji më parë kësaj qendre për herë të parë i është shtuar edhe një ekografi e tretë, pasi deri pak kohë më parë ajo ka funksionuar me dy të tilla.

Gjithashtu nisma më e fundit e këtij institucioni është hapja e një regjistri të posaçëm që ju jep mundësinë të gjitha grave rome që të kryejnë pranë kësaj qendre të gjitha vizitat dhe ekografitë falas, pa patur nevojë për asnjë lloj libreze shëndeti apo rekomandimi nga mjeku i lagjes, të nevojshme për gratë që i drejthen kësaj qendre.  


Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?