Matarella betohet për mandatin e dytë si president: Të ringremë Italinë pas emergjencës së pandemisë

3 Shkurt 2022, 15:46| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 21:54

  • Share

Sergio Matarella ka bërë betimin si president i Italisë, pasi u votua me shumicë votash ditë më parë dhe iu besua një mandat I dytë si kreu I shtetit Italian. Me 55 duartrokitje të gjata dhe ovacione është shoqëruar fjala e tij ceremoniale në parlament pas betimit. Ai tha se zgjedhja në këtë detyrë për herë të dytë ishte një përgjegjësi e re dhe që nuk mund t’i shmangej, duke kujtuar edhe periudhën e 'trazuar' për të që i parapriu rizgjedhjes në krye të shtetit.

“Kthehem në këtë asamble, në vendin më të lartë të përfaqësimit demokratik  ku vullneti i popullit gjen shprehjen e tij maksimale. Ju falënderoj për besimin që më keni treguar duke më thirrur për herë të dytë për të përfaqësuar unitetin e Republikës. Ishin momente të trazuara për të gjithë, edhe për mua”, tha Matarella.

Në fjalën e tij Matarella u fokusua tek problematikat që lidhen me situatën aktuale të shkaktuara nga pandemia. Matarella tha se tashmë duhet të fillojmë të ringremë Italinë e pas emergjencës, për ta bërë më të fortë, pavarësisht vështirësive të momentit. 

“Fuqizimi i Italisë do të thotë gjithashtu t'i mundësohet të udhëheqë procesin për ringritjen e Evropës, në mënyrë që ajo të bëhet më efikase dhe e drejtë; duke e bërë pikën e kthesës që ndodhi në ditët më sfiduese të pandemisë. Kontributi i Italisë nuk mund të mungojë: duhen ide, propozime, qëndrueshmëri në angazhimet e marra”, tha matarella.

Një pasazh në fjalimin e  Mattarellës iu kushtua krizës ukrainase, ku ai nënvizoi që nuk mund të pranohet që midis sistemeve të ndryshme politike dhe ekonomike, të ngrihet sërish era e konfrontimit; në një kontinent që përjetoi tragjeditë e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?