Mat/ Sherr për motive pronësie, 46-vjeçari qëllon me sende të forta bashkëfshatarin, vihet në pranga

25 Dhjetor 2023, 10:11| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 10:12

  • Share

MAT- Një konflikt mes dy bashkëfshatarëve në Mat, ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta e për pasojë një prej tyre mbeti i plagosur.

46-vjeçari M.K., për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasin L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 46-vjeçarin ndaj të cilit rëndojën veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Vetëgjyqësia".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?