Foto ilustruese

Mat, sherr mes dy të miturve! 14-vjeçari plagos me thikë 17-vjeçarin

22 Janar, 09:27| Përditesimi: 22 Janar, 09:28

  • Share

MAT- Një plagosje me thikë ka ndodhur në Mat mes dy të miturve. Mësohet se një 14-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar.

17-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 14-vjeçari është shoqëruar në Polici.

“Rreth orës 08.40,  në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?