Foto ilustruese

Mat/ Po transportonte me kamionçinë dru të prera në mënyrë të paligjshme, vihet nën hetim 27-vjeçari

20 Shtator 2023, 10:31| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 10:33

  • Share

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit, pasi u kap duke transportuar me një kamionçinë dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Sakaq drutë dhe automjeti u sekuestruan nga policia.

Në pranga ka rënë A.M., 27 vjeç, banues në Burrel, i cili u  kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zenisht, duke transportuar me një automjet kamionçinë 5m³ lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.

Sasia e lëndës drusore bashkë me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?