Foto nga arma që iu gjet 17-vjeçarit

Mat/ Pesë adoleshentë konfliktohen me njëri-tjetrin, 17-vjeçarit iu gjet kallashnikov me 800 fishekë

2 Mars 2023, 14:02| Përditesimi: 2 Mars 2023, 14:10

  • Share

Pesë adoleshentë në Mat, Dibër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte të fshehur dy armë zjarri kallashnikov me 800 fishekë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” rreth orës 17:00.  Policia arriti në kohë në vendngjarje dhe arriti të parandalojë përshkallëzimin e situatës.  Sipas policisë, të pestë adoleshentët po procedohen në gjendje të lirë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Pas konfliktit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë R.Z dhe A.D.  Policia i ka gjetur R.Z.,  dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt. Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.

Mbi të pestë adoleshentët rëndojnë akuzat "Dëmtime të tjera me dashje", "Plagosje e lehtë me dashje",  dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", dhe "Armëmbajtje pa leje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?