Mat/ Dhunuan përgjegjësin e Kadastrës dhe kreun e njësisë Rukaj, në hetim babë e bir! Kërkuan të regjistronin një pronë që ishte në proces gjyqësor

8 Maj 2023, 15:24| Përditesimi: 8 Maj 2023, 15:35

  • Share

Sokol dhe Erik Rami, babë e bir, janë vënë në hetim nga policia, ndërsa Arkilajd Metra është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar dy zyrtarë në Burrel.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në orën 22:00, ku këta shtetas kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera, për shkak të detyrës, Herjon Senën, dhe kreun e Njësisë Rukaj, Ermal Sena, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.   

Nga hetimet rezulton se Sokol Rami, i ka kërkuar Herjon Senës me detyrë kreu i Kadastrës në Mat, që t’i regjistronte në emër të tij, një pronë e cila ishte në proces gjyqësor.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat dhe është marrë në pyetje mbi rrethanat e këtij konflikti, shtetasi A. D., i cili pas dhënies së deklarimit, është lënë i lirë.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?