Foto ilustruese

Kronikë

MASR thirrje për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat e shkollave, Kushi: Qëllimi nxitja e leximit tek nxënësit tanë

29 Qershor 2021, 20:37| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 20:41

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se është shpallur thirrja për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar.

Qëllimi i kësaj thirrjeje, sipas Ministres Kushi, është pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra të rinj, si dhe nxitja e leximit tek nxënësit tanë.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, ministrja shkruan se këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin librat më të përshtatshëm mbi bazën e kriterit të vlerave të tyre formuese dhe edukative, në përshtatje me grupmoshat, kurrikulën shkollore, si dhe nevojat e kualifikimit të mësuesve.

Anëtarët e dy bordeve do të përzgjidhen nga aplikantë që janë: pedagogë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të gjuhëve të huaja, të shkencave sociale, të shkencave të natyrës dhe të arteve, kritikë letrarë, shkrimtarë e poetë për fëmijë dhe për të rritur, studiues të letërsisë shqipe e botërore, përkthyes, gjuhëtarë, historianë, didaktë, specialistë arsimi dhe mësues të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë. Ndërkohë, afati i aplikimit është deri më datë 6 korrik 2021.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?