Kronikë

Maskat grabisin argjendarinë në Gjirokastër, kërcënojnë me armë shitësin dhe marrin sende me vlerë

31 Mars 2021, 18:43| Përditesimi: 31 Mars 2021, 19:41

  • Share

GJIROKASTËR- Një grabitje më armë ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në qendër të Gjirokastrës. Shënjestër e sulmit ishte dyqani i argjendarisë që ndodhet në këtë territor.

Sipas të dhënave të para dy persona më maska dhe më armë kanë hyrë forcërisht brenda dhe kanë marrë një sasi sendesh të çmuara. Më pas ata janë larguar me një makinë të cilën e kishin parkuar vetëm tre metra larg dyqanit.

Policia e Gjirokastrës është vënë në alarm kurse pronarët e dyqanit kanë deklaruar se nuk i njohën autorët. Ata u kërcënua dhe u terrorizuan nga maskat, por nuk u dëmtuan fizikisht prej tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?