Mashurka të freskëta me salcë të bardhë nga zonja Albana

15 Maj, 12:07| Përditesimi: 15 Maj, 12:11

  • Share

Mashurka të freskëta me salcë të bardhë

Përbërësit:

  • 1 kg mashurka
  • 3 ls gjalpë
  • 1 ls miell
  • 1 koncentrat
  • 2 të verdha veze
  • 1 ls majdanoz të grirë hollë
  • 1 kokërr limon
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë mashurkat, i presim në dysh për së gjati, i ziejmë në ujë të vluar me kripë dhe i kullojmë. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim miellin të skuqet lehtë, majdanozin dhe e trazojmë sa të vyshket. Shtojmë 2 gota ujë të nxehtë ku kemi shkrirë koncentratin, i trazojmë sa të marrin valë, shtojmë edhe mashurkat të marrin së bashku një valë. Rrahim të verdhat e vezëve me lëngun e limonit, shtojmë pak lëng të mashurkave duke e trazuar. I heqim mashurkat nga zjarri, shtojmë pak nga pak vezën e rrahur duke tundur tenxheren që të mos pritet veza.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?