Joana Boçaj

Mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune dhe falsifikonte dokumente, shpallet në kërkim 27 vjeçarja! U filmua duke numëruar 2500 euro në makinë

18 Maj 2022, 11:43| Përditesimi: 18 Maj 2022, 11:49

  • Share

Joana Boçaj, 27-vjeçarja nga Vlora është shpallur në kërkim pasi mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune. Ajo përfitonte shuma të konsiderueshme parash me mashtrime dhe kryente falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ajo kishte krijuar profil si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë dhe në një video të transmetuar nga emisioni investigativ "Stop" duket se si e reja numëron 2500 euro që i kishte përfituar duke mashtruar një qytetar për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.

Përveç kësaj, kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e  shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?