Foto ilustruese

Mashtronte qytetarët se do i pajiste me dokumente të rregullta pune në Gjermani, vihet nën hetim 46-vjeçari në Fier

21 Qershor 2022, 11:28| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 11:58

  • Share

Një 46 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Fierit.

Sipas policisë Lorenc Plepi banues në Fier do përballet me akuzën e mashtrimit pasi dyshohet se ka mashtruar një qytetar me inicialet S.J por dhe 4 qytetarë të tjerë se do i pajiste me dokumente të rregullta punë në shtetin gjerman.

Ai i merrte me punë në Gjermani me pretendimin se do i pajiste me letra dhe në fund nuk u ka kryer pagesën për punën e bërë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Fier për hetime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?