Foto ilustruese

Mashtronte qytetarët e Korçës duke u premtuar certifikata pronësie në këmbim të parave, arrestohet punonjësi i zyrës private të konsulencës (EMRI)

20 Janar 2023, 13:48| Përditesimi: 20 Janar 2023, 13:53

  • Share

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin, Ermal Çelanji në Korçë nën akuzën e mashtrimit të qytetarëve. I riu, punonjës i një zyre private konsulence mashtronte qytetarët duke u premtuar certifikata pronësie në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Sipas policisë, 27 vjeçari , gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie.   

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të 27 vjeçarit të cilët po ashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale të mashtrimit financiar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?