Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive , pranga 2 administratorëve të Call Center-it në Tiranë! Në hetim 7 punonjësit

15 Dhjetor 2023, 12:07| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 12:27

  • Share

TIRANË- Një tjetër skemë mashtrimi është zbuluar nga policia përmes bursave fiktive. Në pranga kanë rënë 2 administratorët e një Call Centeri në Tiranë, ndërsa janë vënë në hetim 7 operatorët.

Policia ka arrestuar Saimir Blini, 33 vjeç, dhe Martin Baçi, 25 vjeç, si edhe janë sekuestruar 2 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë.    

Dy administratorët kishin një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?