Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë

13 Prill 2023, 11:04| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:16

  • Share

ELBASAN- 1 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave. Në pranga ra administratori i Call Center-it, Mirsad Nokiçi 26-vjeç si dhe nisi hetimi për 4 operatorët.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5  të rinj nëpërmjet një subjekti call center (me administrator Mirsad Nokiçin si dhe u vunë nën hetim 4 operatorët e tjerë. Subjekti i Call centerit, nëpërmjet të cilit, operatorët mashtronin të huajt, ndodhej në lagjen ‘Sul Paprri’ në Elbasan.

Ata i mashtronin të huajt për të investuar para në tregjet fiktive.

Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet njërit prej operatorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bilbili Fryres: 14/04/2023 09:59

    Mire bejne qe merren dhe me keto celula me 3-4 operatore po ne tirane pa ju trembur syri call centera me nga 100-200 operator i bejne karshillik haptazi strukturave te policise, krimit ekonomik,hetimit tatimor,spakut…komshiut ngjitur…vetem sepse i kane KORRUPTUAR!!!

    Përgjigju
  • Stela: 13/04/2023 13:10

    I keni ne gjitha pallatet e qendres se Tiranes...kan mar apartamente me qera gjoja agjensi ushtimesh e gjera tjera dhe meren me mashtrime.Dikush nga lart i mbron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?