Një prej ambienteve 'Call Center'

Mashtronin të huajt për investime në bursa fiktive, gjykata e Gjirokastrës lë në burg 2 prej të arrestuarve! 'Arrest shtëpie' për 6 të tjerë

12 Nëntor 2023, 09:25| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 09:46

  • Share

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 2 prej 8 të arrestuarve të operacionit që u zhvillua në 8 nëntor kundër mashtrimit kompjuterik ndaj shtetasve të huaj.

Në burg janë lënë Emiljano Paja dhe Alma Haruni, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg për 6 të tjerët Eni Sula, 32 vjeç banues në Tiranë, Mario Sota, 29 vjeç banues në Tiranë Erjon Hoxha, 23 vjeç banues Fushë-Krujë, Saimir Brakaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Fjoralba Hoxha  27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erjona Murrizi 26 vjeçe, banuese në Tiranë është caktuar "arrest shtëpie".

Në kuadër të këtij procedimi penal, më datën 08.11.2023, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në qytetin e Tiranës u finalizua operacioni policor, ku u ushtruan kontrolle në dy ambientet ku zhvillohej aktiviteti i mashtrimit  brenda të cilit u gjendën 75 punonjës të paregjistruar në organet tatimore, të cilët mashtronin shtetasit e huaj nëpërmjet platformave fiktive të investimit në kriptomonedha.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 servera me të dhëna, 2 pajisje “DVR”, 75 pajisje komjuterike të llojit laptop, 25 pajisje komjuterike të llojit PC, 35 aparate celulare, disa blloqe shënimesh me emrat e personave të mashtruar dhe shumave të përvetësuara, një shumë parash prej 13 500 eurosh dhe një makinë luksoze e viteve të fundit, e cila dyshohet se është produkt i pastrimit të parave nga aktiviteti i mashtrimit.    

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?