Erdogan

Mashtroi zyrtarë e biznesmenë duke imituar zërin e Erdoganit përmes inteligjencës artificiale, arrestohet burri në Turqi

17 Gusht 2023, 13:55| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 13:57

  • Share

Që kur inteligjenca artificiale fitoi veti njerëzore, rreziku i përdorimit të të dhënave dhe gjenerimit të tyre nga të panjohur u rrit edhe më shumë. Së fundmi, një burrë në Turqi tentoi të mashtronte biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke imituar zërin e presidentit Erdogan.

Një burr, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende ka rënë në pranga pasi u pikas nga shërbimi sekret turk MIT, të cilët parandaluan një skenë mashtrimi që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Përmes inteligjencës artificiale, burri imitonte zërin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mashtruar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion kohët e fundit, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.

Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?