Policia e Korçës

Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati 160 mijë lekë, pranga 34-vjeçares në Korçë! Ja skema

30 Janar, 14:39| Përditesimi: 30 Janar, 14:57

  • Share

KORÇË- Një 34-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi ka mashtruar pronarët e 3 bizneseve dhe ka arritur që t’u zhvatë atyre 160 mijë lekë të rinj.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.  

Si rezultat u arrestua Rezarta Laçka 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si funksiononte skema?
E reja shkonte tek personat që i ka marrë para dhe nëpërmjet lidhjeve me të tretë u kërkonte para me pretendimin se për pak kohë do ja kthente. Ajo i thoshte personave se kishte probleme dhe i duheshin menjehërë para dhe brenda pak kohësh do ja kthente të njëtën shume duke përdorur miq të përbashkët si granci për borxhin. Tek secilli ka marrë nga 20.000 - 30.000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?