Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

26 Prill, 13:34| Përditesimi: 26 Prill, 13:35

  • Share

Pëllumb Braçe, 64-vjeç është ekstraduar nga Greqia pasi rezulton i dënuar për mashtrime pasoja të rënda.

64-vjeçari është dënuar me 15 vite burg, pasi ka mashtruar për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro.

‘Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç. 

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda", sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?