Mashtroi duke bërë sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE: Na kanë vjedhur logon, ne nuk bëjmë anketa zgjedhore! Kemi denoncuar rastin

22 Shkurt 2021, 19:01| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 19:05

  • Share

OSBE në Shqipëri ka denoncuar një rast, që bën sondazhe dhe anketa në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duke u hequr si pjesë e OSBE dhe kopjuar logon e tyre. Në reagimin e saj, OSBE shkruan se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por kjo nuk është e vërtetë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sqaron se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri, pasi OSBE është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore duke u distancuar nga kjo organizatë dhe veprimet e saj. OSBE shkruan se për rastin ka vënë në dijeni edhe autoritetet përkatëse për të ndjekur të gjitha veprimet ligjore.

Njoftimi i plotë i OSBE në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj.

Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së.

Komento

Komente

  • Toni: 22/02/2021 19:28

    Ata të “byrektores” PD-iste janë me siguri! Përveç Fake News prodhojnë edhe Fake Sondazhe!

    Përgjigju
  • Osbe: 22/02/2021 19:10

    Rrnofte Nard Noka kryministri i ardhshem e tregon sindazhi i OSKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?