Report TV zbardh detaje të reja lidhur me 39 vjeçarin e arrestuar se përvetësonte shuma të mëdha parash përmes mashtrimit.
Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë dhe u premtonte tendera nga Ministria e Infrastrukturës në lidhje me minierat dhe ndërtimin. Një biznesmen kishte bërë kallëzim në Policinë e Tiranës pasi kishte arritur të kuptonte se ishte mashtruar nga Indrit Aliu.
"Investimin" në mashtrim Aliu e kishte avancuar duke hapur edhe një zyrë për të joshur viktimat që ai pikaste për t'i mashtruar.Ai u premtonte atyre se do t'i ndihmonte me tendera ne Ministrinë e Infrastukturës, kryesisht ne akvititetin e minierave dhe te ndërtimit. Ai u deklaronte biznesmenëve se kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave te parave mund t'u jepte tenderat qe ata kërkonin. Aliu rezulton i dënuar më herët për të njëjtën vepër penale, në 2011-ën me 10 vite burg, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema
Lajmi kryesor:
U prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë, u premtonte tendera te 'Infrastruktura'! Arrestohet në Tiranë Indrit Aliu! Foto me zyrtarë policie e personazhe politike
S.G//ReportTv.al