Mashtrimi me rindërtimin e Thumanës, Pampuri: Rama gënjen! Bën show me fatkeqësinë

11 Qershor 2020, 17:14| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 17:20

  • Share

THUMANË- Në Thumanë është zhvendosur Partia Demokratike, ku akuzon qeverinë Rama se ka bërë propagandë duke thënë se pastrimi i mbetjeve të tërmetit nuk është bërë në kohën që ka premtuar.

Sipas deputetes, Orjola Pampuri, kryeministri Edi Rama ka mashtruar, dhe ajo që është më e keqja është se tallet me qytetarët edhe me fatkeqësitë e tyre.

"Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit,  vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara. Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne. Ajo që Edi Rama di të bëje është shoë propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve. Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij", tha Pampuri.

PD-ja i referohet deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama më 8 prill, i cili së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaruan se pastrimi i mbetjeve të ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfundojë brenda 6 ditëve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?