Mashtrimi me Call Center-at, kapet në Himarë një nga të kërkuarit, shkon në 10 numri i të arrestuarve

28 Korrik 2023, 13:08| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 14:12

  • Share

HIMARË- Një tjetër i kërkuar në kuadër të operacionit të mashtrimit të iniciuar nga SPAK dhe autoritetet italiane ka rënë në pranga sot në Himarë. Bëhet fjalë për Bruno Gjikën, 31-vjeç, banues në Tiranë. Me arrestimin e të riut, numri i të arrestuarve ka shkuar në 10.

Operacioni i koduar ‘Fitmet e Ëndrrave’ hodhi përtokë skemën e ‘ekspertëve’ të mashtrimit të cilët merrnin para dhe investonin në Bitcoin dhe kriptomonedha.

5 nga të arrestuarit janë lënë në arrest me burg ndërsa 4 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Në ‘arrest në burg’ janë lënë:

  • 1-      Hamit Dobi
  • 2-      Erion Kastrati
  • 3-      Aldo Pasku
  • 4-      Gjin Shelnishta
  • 5-      Mojsi Zuna
  • 6-      Bruno Gjini (i arrestuar sot)

Në ‘arrest në shtëpi’ janë lënë:

  • 1-      Greta Gjoci
  • 2-      Olta Toci
  • 3-      Rezarta Ibrahimi
  • 4-      Silvana Veliu

Në kërkim janë shpallur personat me iniciale: B.Ç., O.C., B.Gj (Bruno Gjini, i arrestuar sot); A.M., dhe F.B.,

Si funksiononte

Viktimat kontaktoheshin përmes telefonit. Bindeshin të investonin në shifra të vogla me pretendimin se nuk do të humbisnin gjë dhe më pas i stimulonin të investonin në shuma të mëdha që të pasuroheshin. Viktimat shikonin si trefishohej investimi i tyre në pak ditë në platforma të falsifikuara e konfiguara enkas për ta duke ia bërë më të besueshme fitimin.  Më pas paratë e tyre në pjesën më të madhe shkonin në kriptovalutë dhe në llogari të huaja të pagjurmueshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?