Mashtrimi me Call Center, ja si iu grabitën europianëve 15 milionë euro! Tre fazat e mashtrimit

16 Dhjetor 2022, 20:45| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 20:56

  • Share

15 milionë euro është dëmi i shkaktuar qytetarëve të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve me Call Center. Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar “HOAX” dhe mënyrën sesi grupi kriminal me qendër në Tiranë mashtronte qytetarë italianë, gjermanë dhe spanjoll. Përmes mashtrimit, grupi kriminal i bindte qytetarët që të investonin shuma të caktuara parash përmes së cilave supozohej se do të fitonin më shumë. Në disa raste, ky grup ka rritur që t’iu marrë qytetarëve që binin pre e mashtrimeve edhe të dhënat e llogarive bankare ku janë njohur me detaje mbi gjendjen e tyre ekonomike.

Fazat e veprimtarisë së rrjetit kriminal:

Faza e parë: Qasja fillestare konsistonte në garantimin e një përfitimi të menjëhershëm ekonomik kundrejt një investimi të vogël të viktimave, i cili shërbente për t'i bindur ata të investonin. Më pas, viktima, duke u konsultuar me një platformë mashtruese në internet, krejtësisht fiktive, bindej nëpërmjet një ndërmjetësuesi të rremë, që të investonte gjithnjë e më shumë para.

Faza e dytë: Krijohej një "marrëdhënie besimi" midis investitorëve dhe këshilltarëve financiarë të rremë, i cili lejonte këta të fundit (përmes një programi kontrolli të veçantë në distancë) të hynin në faqet personale bankare të viktimave, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike të këtyre të fundit dhe duke arritur, në shumë raste, për t'i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion.

Faza e tretë: Viktimat që zbulonin mashtrimin duke kërkuar marrjen e investimit, kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të vetëquajtur të kompanive të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit.

Gjatë hetimit u konstatua se, nëpërmjet këtyre veprimeve, viktimat janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më pas janë bërë të paarritshëm për t’u kontaktuar.


Lajmi kryesor:

U vodhën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, zbulohet grupi kriminal, 2 në pranga! Sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?