Foto ilustruese

Mashtrim, evazion e shpërdorim detyre/ Arrestohen 5 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe një biznesmen

6 Tetor 2020, 21:20| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 21:52

  • Share

TIRANË- 5 zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte.

Gazetari i Report Tv mëson se gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "Arrest në burg" për 4 prej tyre dhe për një tjetër "Arrest shtëpie" për akuzat për mashtrim, evazion fiskal dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një biznesmen, identiteti i të cilit nuk dihet ende.  

Ekzekutimi i urdhër arresteve është bërë gjatë ditës së sotme prej orës 13:00. Mësohet se ato kanë bërë mashtrime në fatura, bilance për zhdoganimin e mallrave. Priten të mësohen më shumë detaje në vijim lidhur me këtë operacion.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?